“Jam Pjerin Ndreu”, kryebashkiaku i Lezhës reagon për mashtrimin për të marrë para: Persona të panjohur i kanë bërë presion një biznesmeni

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar, pas raportimeve se tre persona i kanë marrë para një biznesmeni në Lezhë, duke u hequr si kreu i Bashkisë.

Pjerin Ndreu thotë se persona që ai nuk i njeh kanë përdorur emrin e tij për të bërë presion ndaj një biznesmeni. Ndreu thotë se disa nga këta mashtrues janë kapur, ndërsa pret hetime të mëtejshme, që të arrestohen të gjithë të dyshuarit.

“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas,  te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!

Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!

Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici”, thuhet në reagimin e Ndreut.

 

 

Arena e Lajmit

“Jam Pjerin Ndreu”, kryebashkiaku i Lezhës reagon për mashtrimin për të marrë para: Persona të panjohur i kanë bërë presion një biznesmeni

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook