“Mërzitet kur…”/ Meri Shehu ‘demaskon’ Kostën, zbulon çfarë bën pas kamerave

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Meri Shehu, ka dhënë së fundmi një interivstë për “E Diell”, për Argjira Spancën dhe Beniada Nishanin.

Duke qenë se gjatë Kampionatit Europian 2024, Meri ka qenë pjesë e emisionit “Top Arena”, në Top Channel, dy moderatoret e njohura e ngacmuan pak për pjesën tjetër të panelit.

E pyetur se si është të punosh me Kostën, astrologia e njohur u shpreh se ka qenë një bashkëpunim i mirë me të. Por Meri shtoi se “Kosta është njeri pak egoist, ka rivalitet” si dhe ‘mërzitet kur ajo merr më shumë vëmendje se ai’.

“Kosta është tipik një njeri që përveç zhvillimit të vet intelektual ka edhe ato prapambetjet e një jete më tradicionale, më e mbyllur, sepse vjen nga Mamurrasi. Sido që të jetë e përkthen atë jetën e zonës së vet.

Por është një njeri që ka pak egoizëm, ka rivalitet, mërzitet kur unë marr më shumë vëmendje. Bën ndonjë ngacmim apo batutë ose humor të zi mbrapa kamerave. Flasim për atë që kemi një bashkëpunim të mirë dhe me Kostën”, tha ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Mërzitet kur…”/ Meri Shehu ‘demaskon’ Kostën, zbulon çfarë bën pas kamerave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook