Vasili: Pse SPAK nuk po heton tradhëtinë kombëtare për kufirin detar?

Petrit Vasili, nënkryetar i PL-së, përmes një postimi në rrjetet sociale, akuzon SPAK se nuk po heton tradhëtinë kombëtare të Edi Ramës, lidhur me kufirin detar me Greqinë.

Vasili tha se letra e Presidentit Meta për kufirin detar, drejtuar 140 deputetëve në 2021, është denoncimi më i qartë i tradhëtisë kombëtare të Ramës.

“SPAK-u para çdo lloj problemi tjetër do të duhej të ngrihej në këmbë për të hetuar ditë e natë veprimet dhe mosveprimet e qëllimshme të Ramës dhe Qeverisë për këtë çështje kritike të rëndësisë kombëtare.

Por SPAK hesht qëllimisht duke u bërë pjesë e omerta’ së Ramës dhe Qeverisë për të mundësuar që tradhetia të konsumohet gjer në fund. Po a e njeh SPAK-u këtë tradhëti Kombëtare që po konsumohet?”, shkruan Vasili.

Postimi nga Petrit Vasili

Heshtja e SPAK per kufirin detar, eshte mbeshtetje e Omerta’ se tradhetise kombetare te Rames!

Tradhetia kombetare e Rames, Qeverise dhe Deputeteve te tij per kufirin detar po konsumohet diten per diell.

Letra e Presidentit Meta per Kufirin Detar drejtuar 140 Deputeteve te Kuvendit eshte praktikisht denoncimi i qarte i tradhetise kombetare te Rames .

Nje omerta’ e vertete eshte strategjia mafioze e Rames, Kuvendit dhe qeverise per kete çeshtje madhore kombetare, qe po tradhetohet hapur, pra heshtje totale dhe tradheti kombetare, qe konsumohet nen rrogoz

SPAK-u para çdo lloj problemi tjeter do te duhej te ngrihej ne kembe per te hetuar dite e nate veprimet dhe mosveprimet e qellimshme te Rames dhe Qeverise per kete çeshtje kritike te rendesise kombetare.

Por SPAK hesht qellimisht duke u bere pjese e omerta’ se Rames dhe Qeverise per te mundesuar qe tradhetia te konsumohet gjer ne fund.
Po a e njeh SPAK-u kete tradheti Kombetare qe po konsumohet?

Sigurisht qe po, sepse Letra e Presidentit Meta plot dy vjet me pare sendërton qarte edhe pistat ku SPAK-u do te duhej te hetonte me intensitet maksimal.
Per SPAK-un ky do te duhej te ishte procesi i shekullit sepse do te behej pjese e mbrojtjes se kufijve kombetare te Shqiperise nga shitja mafioze e Rames dhe marionetave te tij ne Qeveri dhe Kuvend.
Por SPAK-ne mohim te plote te misionit kushtetues per te cilin eshte ngritur eshte ulur ne preherin mafioz te Rames dhe regjise se tij duke heshtur dhe duke u bere pjese e omerta’-se se tradhetareve.
Megjithate ne respekt te trasparences per cdo shqiptar dhe po ju jap momentet kyçe te Letres se Presidentit drejtuar Kuvendit si dhe Letren e plote ne menyre, qe edhe SPAK-u te mos thote dot nuk e dija dhe te mos vazhdoje te beje dot guakun e paditur sikurse Dumani ne Kuvend.

Ja momentet kyçe te Letres historike te Presidentit Meta ne korrik 2022:

➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

🟥 “Deklaratat dhe qëndrimet publike të Kryeministrit Rama përmes të cilave ka pohuar/mbështetur zgjerimin e ujërave territorialë të palës Greke në 12 milje detare apo mbylljen e gjireve, për hapësirën objekt negocimi midis dy vendeve, ndërkohë që të dy vendet janë zyrtarisht në negociata për këtë çështje, natyrshëm që dobësojnë pozitën dhe strategjinë negociatore të palës shqiptare”,

🟥 “Ekziston mundësia që këto deklarata të ndikojnë në procesin negociator, dhe që mund të përdoren nga shteti fqinj në ndjekjen e këtij procesi në çfarëdolloj forme”.

🟥 “Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se Kryeministri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritetit, me papjekurinë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformojë apo të keqorientojë autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës Ilir Meta”.

🟥 “Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve”.

🟥 “Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë”,

🟥 “Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet”.

🟥 “Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata”.
SPAK BOLL U FSHEHE VRIMAVE.
➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️➖️

▪️Tradhetia kombetare eshte e hapur dhe ne veprim e siper.

▪️Faktet tronditese per tradhetine e Rames ne letren e Presidentit Meta jane aty dhe te paamnistueshme dhe te pafalshme

▪️Kufiri detar si kufi shteteror i Shqiperise po shitet nga Rama hapur diten per diell.

▪️Omerta’ e SPAK-ut nuk e shpeton dot ate vete nga bashkepergjegjesia dhe akuza per tradheti kombetare se bashku me Edi Ramen

▪️Marrja me arka sardelesh dhe parada me regji e njerezve gjoja te qeverise qe bejne parade dhe hyjne e dalin ne SPAK eshte nje loje e neveritshme, qe nuk e ha njeri.

▪️SPAK-ut po i dalim borxhit, dokumentin po ja bejme publik ne fundin dhe fatin e vet SPAK-u ezgjedh vete, por per tradheti kombetare edhe fundi edhe fati dihet qe eshte gjithmone shume i hidhur.

Arena e Lajmit

Vasili: Pse SPAK nuk po heton tradhëtinë kombëtare për kufirin detar?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook