POGRADEC
Babai plagos me çifte të birin, duke e lënë të plagosur.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur.
Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri pritet të niset drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
(Arena e Lajmit)