‘Droni edukues’, ndëshkon 2630 drejtues mjetesh, monitorim nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil

Droni edukues ka zbarkuar në terren, ku sipas policisë janë ushtruar monitorime përgjatë vijave bregdetare.

2630 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë, kryesisht për parakalime të gabuara.

Kontrollet janë shtrirë nisur nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil.

Policia rrugore u bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:

Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare, dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Arena e Lajmit

‘Droni edukues’, ndëshkon 2630 drejtues mjetesh, monitorim nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook