Kanosi në vazhdimësi 60-vjeçarin për dhënien e pasurisë, përfundon në pranga i riu në Tiranë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme pasi dyshohet se ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.

Raportohet se i riu S. T. akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Pas arrestimit, në cilësinë e provës materiale atij iu sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën gjatë kontrollit fizik.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arena e Lajmit

Kanosi në vazhdimësi 60-vjeçarin për dhënien e pasurisë, përfundon në pranga i riu në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook