Shumë shpejt zyrtarizimi, Keidi Bare gati për të firmosur me skuadrën e re, detajet

Keidi Bare do të jetë shumë shpejt një lojtar i Real Zaragozas. Sipas asaj qs shkruan shtypi spanjoll, zyrtarizimi i klubit do të vijë brenda pak ditësh.

Mesfushori shqiptar ndërpreu bashkëpunimin e tij me Espanyol më 30 qershor dhe  siç zbuloi AS, ai do të mbërrijë në La Romareda me një kontratë për 3 sezone me mundësinë e një të katërti.

Zaragoza, skuadër që do luajë në La Liga 2, përforcohet kështu në mesin e fushës, me një lojtar që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave. Keidi Bare ka luajtur në sezonin e fundit 39 ndeshje në kampionat, duke qenë kështu një shtyllë e rëndësishme për skuadrën.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Shumë shpejt zyrtarizimi, Keidi Bare gati për të firmosur me skuadrën e re, detajet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook