Një vatër zjarri e re është shfaqur në malin e Rrencit në Lezhë në njësinë Balldre.
Flakët janë në përmasa të mëdha teksa janë ndihmuar edhe nga shpejtësia e erës, teksa pak më poshtë vatrës ndodhen edhe disa banesa.
Banorët janë angazhuar personalisht që në momentet e para derisa në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat gjithashtu kanë kërkuar ndihmën e bashkive fqinje për përforcime për shkak të përmasave të flakëve.
Bashkia e Mirëditës dhe Vaut të Dejës kanë dërguar nga një mjet zjarrfikëse dhe gjithashtu edhe një nga Bashkia e Shkodrës.
Dyshimet lidhur me shkakun e zjarrit mbeten ato të pakujdesisë, të paktën nga informacionet paraprake.