VIDEO/ Babai qëlloi të birin me armë zjarri, flet kushëriri i të plagosurit: Djali kishte pirë dhe goditi të atin

Ditën e sotme në fshatin Stropckë të Pogradecit një 83-vjeçar ka plagosur me armë zjarri të birin pas një konflikti mes të dyve.

Për ngjarjen ka folur djali i xhaxhait të të plagosurit për mikrofonin e News24, duke shpjeguar se nuk ka pasur dijeni për konflikte mes babait dhe të birit.

Ai u shpreh më tej se në zonë është thënë se djali kishte qenë i pirë dhe kishte goditur të atin, ndërsa më pas ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

“Gruaja më tha. Dëgjoi që qanin aty dhe më tha kështu kështu. Erdhi ambulanca dhe e mori. Kur vajta unë aty kishte njerëz. Ne i kemi kushërinj, janë të mirë, si të gjithë njerëzit. Nuk është gjë e mirë ajo që ndodhi, që të arrijë deri aty. Konflikte edhe mund të kenë pasur me njëri-tjetrin, por ne nuk e dimë. Nuk hymë në shtëpinë e tyre dhe t’i pyesim si i keni hallet, kështu që… Siç thonë djali kishte qenë i pirë dhe kishte goditur të atin”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Babai qëlloi të birin me armë zjarri, flet kushëriri i të plagosurit: Djali kishte pirë dhe goditi të atin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook