Armando Sadiku me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar ka firmosur në Indi, me skuadrën e Goas. Sadiku vjen te ky ekip, pas një periudhe te ekipi i Mohun Bagan.
“Nuk ka vend më të mirë se Goa. Mirë se vini Armando Sadiku” ka shkruar klubi. Futbollisti po pret me padurim të nisë këtë aventurë, në sezonin e ri.
33 vjeçari ka luajtur më parë për Locarno, Lugano, Zurich, Legia, Malaga, Bolivar dhe Cartagena. Lojtari zhvilloi 22 ndeshje në sezonin e kaluar, ku realizoi 8 gola.
(J.S/)