Basha: Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet janë bërë bashkë për Kodin Zgjedhor

“Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet, nga një anë të korruptuarit e PS, në anën tjetër ata që shitën kauzat e opozitarizimit, duke liruar me amnistinë ata që u dënuan nga SPAK, janë bërë bashkë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, u shpreh Lulzim Basha, kreu i demokratëve euroatlantikë.

Gjatë një takimi me mbështetës të tij, Basha tha se duhet ti jepet fund pandëshkueshmërisë.

“Ata që duhet të jenë rojtarë të vlerave të demokracisë, janë po aq të korruptuar sa ata që janë në pushtet. Bashkë i ndërtojnë kullat, bashkë i kanë prokurorët dhe gjyqtarët, por u ka dalë nga kontrolli SPAK, ndaj janë edhe në panik, kanë lëshuar alarmin “SOS”.

Ndaj ata shkatërruan Komisionin e Reformës Zgjedhore, krijuan një nënkomision 3 me 3, që nuk u morr vesh kur nisi dhe kur përfundoi, pasi pazaret i bëjnë diku tjetër.

Ndaj u bënë bashkë, sepse kështu e duan Shqipërinë. Ndaj edhe i rrëzuan propozimet e Partisë Demokratike, që ishin për listat e hapura, për votimin dhe numërimin elektronik, për barazinë e votës, për votën e diasporës”, tha Basha.

Ai u shpreh se vendimet e rëndësishme i marrin bashkë, duke u konsultuar po bashkë.

Basha e konsideroi si të turpshëm vendimin e 11 qershorit, kur Apeli vendosi që logo dhe vula e PD-së ti kalohej grupimit të Sali Berishës.

“Ndaj u dha edhe ky vendim i turpshëm, pasi këta kishin vendosur ti ndanin edhe listat bashkë”, tha Basha.

Arena e Lajmit

Basha: Deputetë që nuk i voton as shtëpia e vet janë bërë bashkë për Kodin Zgjedhor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook