Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”: Mezi po pres të kthehem në vendlindje

“Sunny Hill Festival” do të nisë sot dhe do të mbyllet të dielën e 28 korrikut.

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ngjarjen më të madhe kulturore verore, e cila këtë vit do të ketë edhe një lokacion të ri, në Bërnicë. Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë: Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.

Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Berisha, Buta, Capital T, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Geek, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, PM to the Dagz, Yll Limani etj. Bebe Rexha, ndërkohë ka mbërritur të martën në Kosovë për herë të parë.

Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje: “Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në Instagram.

Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”: Mezi po pres të kthehem në vendlindje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook