Metani te Akademia Diplomatike: Të avancojmë më shpejt me standardet e BE mbi sundimin e ligjit

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ishte i ftuar i Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku mbajti ligjëratën “Roli i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në kuadër të reformës në drejtësi, sfidat e ecurisë së saj dhe diplomacia në raport me të”.

Metani vuri në dukje rëndësinë që duhet të marrë komunikimi edhe diplomatik për drejtësinë në Shqipëri, vecanërisht në fazën ku ndodhen negociatat e Shqipërisë me BE-në, si dhe vëmendjen që ka Unioni për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, që u konkretizua me përfshirjen për herë të parë, të Shqipërisë e vendeve të tjera aspirante të rajonit, në Raportin vjetor të Komisionit Europian mbi sundimin e ligjit.

“Jam i kënaqur me vlerësimet në raport sa i takon ILD-së dhe mendoj që kjo na inkurajon për të avancuar më shpejt në drejtim të përvetësimit e konsolidimit të standardeve të BE mbi sundimin e ligjit e shtetin e së drejtës.

Mendoj se kontaktet që vendosim përmes takimit të sotëm na shërbejnë, që bashkë me ambasadorët, të prezantohet sa më mirë Shqipëria, edhe në drejtim të asaj cfarë po ndodh me reformën në drejtësi. E për këtë, komunikime të tilla duhet të bëhen me të gjitha institucionet e drejtësisë, në mënyrë që të vijë panorama e plotë e sistemit. Nga vizitat e punës që kam patur tek institucione homologe e të drejtësisë të vendeve të Bashkimit Evropian e jo vetëm, kam vënë re interes të lartë për të kuptuar zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri dhe reformën që është realizuar ”, tha Metani pasi bëri edhe një paraqitje të funksioneve të Zyrës së inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe Mbretërinë e Belgjikës, Ferit Hoxha nënvizoi vëmendjen e BE për shtetin e së drejtës në Shqipëri, e reflektuar edhe përmes Raportit për sundimin e ligjit, që u publikua një ditë më parë dhe vlerësoi idenë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për këtë lloj bashkëpunimi me diplomacinë për të shpjeguar ecurinë e zhvillimet e reformës në drejtësi në vend dhe prezantuar rezultatet sepse mbi ato do të gjykohet procesi i negociimit për antarësimin në BE.

Metani iu përgjigj interesimit të audiencës në sallë edhe asaj të përfaqësuesve diplomatikë të Shqipërisë në botë, që e ndoqën online aktivitetin.

Arena e Lajmit

Metani te Akademia Diplomatike: Të avancojmë më shpejt me standardet e BE mbi sundimin e ligjit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook