“Plarent Ndreca ju mori kapele 500 euro e paratë i futi në xhep”, Balliu në protestën para bashkisë: Bashkohuni me ne! Nëse duam, s’na mbani dot as 1 mijë si ju

Koordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje policëve që të bashkohen me qytetarët, jo të mbrojnë zyrtarët e bashkisë.

Ai tha se paratë të cilat do të duhej të përdoreshin për të rritur rrogat e efektivëve, u vodhën nga Plarent Ndreca, i cili bleu 500 euro kapele për policët, dhe paratë i vodhi.

“Edhe efektivët, nuk ka nevojë t’i mbani. Nëse duam nuk na mbani dot as ju as 1 mijë si ju. Efektivët policor janë këtu duke i shtuar orët e punës pa asnjë cent.

Sot ju duhet të vinit këtu, të bashkoheshit me ne, jo me ata që ju rrisin orët e punës, por jo rrogat.
Paratë që do shërbenin për t’ju rritur rrogat, i mori Plarent Ndreca. Ju dha 500 euro kapelet dhe lekët i futi në xhep.

Ca lekë ikin tek Erioni, ca tek Belinda, na kanë rrethuar hajdutët”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Plarent Ndreca ju mori kapele 500 euro e paratë i futi në xhep”, Balliu në protestën para bashkisë: Bashkohuni me ne! Nëse duam, s’na mbani dot as 1 mijë si ju

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook