Gjykata e Tiranës i ka dërguar dosjen e ‘21 Janarit’ Prokurorisë së Posaçme. Lajmi konfirmohet për nga gazetari Igli Çelmeta.
Pak ditë më parë SPAK-u regjistroi çështjen në fjalë, ku u vranë 4 protestues në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Të parët që u morën në pyetje nga SPAK ishte bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, dhe xhaxhai i tij, Mark Nika.