5 turistë nga gjermania mbetën të bllokuar në Përcëllesh, Policia i ndihmon

5 turistë nga Gjermania kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet, kanë qenë efektivët e komisariatit nuëmr 1 në kryeqytet që iu kanë ardhur në ndihmë dhe i kanë kthyer sërish në Tiranë.

Policia thotë se ka marrë njoftim sot rreth orës 8 të mëngjesit dghe ka organizuar puën për vendodhjen e turistëve dhe më pas i kanë konstatuar në një zonë me terren malor nga ku dhe i kanë transportuar.

Njoftimi i policisë;

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i vijnë në ndihmë 5 turistëve nga Gjermania, të cilët kishin humbur rrugën dhe ishin bllokuar me automjet, gjatë eksplorimit në mal, për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qarkullim me automjet.

Sot rreth orës 08:00, është marrë njoftim se 5 turistë nga Gjermania, kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në fshatin Përcëllesh, dhe si pasojë kishin mbetur të bllokuar, me automjetin e tyre, për shkak të terrenit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë organizuar punën dhe iu kanë shkuar në ndihmë turistëve.

Turistët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë e treguar dhe për ndihmën e ofruar.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Arena e Lajmit

5 turistë nga gjermania mbetën të bllokuar në Përcëllesh, Policia i ndihmon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook