Balla takim me David Wisner: Bashkëpunim i shkëlqyer, SHBA na ka mbështetur për forcimin e kapaciteteve në sfidat e sigurisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti në takim Të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA David Wisner, i cili është në përfundim të misionit të tij në Tiranë.

Në bisedën e zhvilluar, ministri Balla ka falënderuar diplomatin e lartë amerikan për kontributet e dhëna për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe ka vënë në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Brendshme në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve për luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve të tjera kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shprehet se “ndërsa misioni i Të Ngarkuarit me Punë në Ambasadën e SHBA Tiranë David Wisner po përfundon, e falënderova për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen amerikane në forcimin e kapaciteteve tona në sfidat e sigurisë publike, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kundër narkotikëve dhe kundër trafikut të qenieve njerëzore.”

Ai ka nënvizuar rëndësinë e mbështetjes së agjencive të ndryshme ligjzbatuese amerikane për Policinë e Shtetit dhe AMP.

“Mirënjohës për programet e asistencës dhe mbështetjen përmes ICITAP, DEA, INL etj., për Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore,” nënvizoi Ministri i Brendshëm

Balla vë në dukje gjithashtu se Shqipëria dhe SHBA janë pjesë e nismës globale kundër drogave sintetike, një trend i ri mjaft i rrezikshëm për shëndetin e përdoruesve.

“Bashkë me SHBA jemi pjesë e Koalicionit Global ndaj kërcënimit të Drogave Sintetike, për të koordinuar masa konkrete kundër prodhimit, trafikimit dhe shitjes së tyre tek të rinjtë dhe përdorues të tjerë,” thekson Balla.

Arena e Lajmit

Balla takim me David Wisner: Bashkëpunim i shkëlqyer, SHBA na ka mbështetur për forcimin e kapaciteteve në sfidat e sigurisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook