Turi i dytë i Conference League nuk ka rezultat dhe aq i keq sa i pari deri tani. Kjo për shkak se në sfidat e para, 4 klube shqiptare fituan.
Dhe pse nuk konsideroheshin favoritë, Deçiq, Egnatia, Struga dhe Drita ia dolën të korrin fitore. Në anën tjetër zhgënjimi i madh është Partizani, që u mposht 2 me 0 në transfertën e gjeorgjianëve të Iberias.
Llapi pësoi disfatën më të thellë, me rezultatin 6-0 kundër Brondby. Gjithsesi ndaj danezëve nuk ekzistonin shpresat.
Ballkani në anën tjetër me barazimin 0 me 0 kundër Hamrun Spartans ka lënë gjithçka hapur. Eleminimi në turin e dytë të ishte zhgënjim i madh.
Rezultat e 7 klubeve shqiptare:
Iberia 2-0 Partizani
Brondby 6-0 Llapi
Ballkani 0-0 Hamrun Spartans
Dinamo Batumi 0-2 Deçiq
Vikingur Rejkjavik 0-1 Egnatia
Struga 2-1 Pyunik Yerevan
Breidablik 1-2 Drita