Kodi i ri Zgjedhor/ “Delet votuan mbylljen e listave”, reagon ashpër Basha: Pazar kundër SPAK dhe Shqipërisë!

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale pas votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në sallën e Kuvendit.

Basha u shpreh se “delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor”.

Sipas tij, pakti i sapovotuar është një pazar kundër SPAK dhe Shqipërisë.

“Delet votuan mbylljen e listave në pazarin e kryeministrit më të korruptuar në Europë dhe ish-kryeministrit të sanksionuar për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Është një pazar kundër SPAK, një pazar kundër Shqipërisë.

Ata janë bashkë, sepse pa njëri-tjetrin nuk qëndrojnë dot në këmbë.

Tani që perdja e revolucionit ra dhe pazari doli në shesh, radhën e kanë qytetarët. T’i ndëshkojmë me votë, t’i japim vendit ndryshimin që meriton”, shkroi Basha në Facebook.

Arena e Lajmit

Kodi i ri Zgjedhor/ “Delet votuan mbylljen e listave”, reagon ashpër Basha: Pazar kundër SPAK dhe Shqipërisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook