Marash Kumbulla në pritje të njohë të ardhmen e tij, mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij tek Verona

Mbrojtësi i kombëtares tonë, Marash Kumbulla vijon të jetë në qendër të “zërave” të merkatos verore. Rikthimi i tij tek Roma pas huazimit tek Sasulo sezonin e shkuar mund të mos zgjasë shumë, me mbrojtësin kuqezi I cili është në kërkim të një ekipi që do t’I mundësonte më shumë minuta në fushën e lojës.

Marash Kumbulla shihet si përforcim i mundshëm për mbrojtjen e Parmës, skuadër e Serisë B italiane. Qendërmbrojtësi shqiptar i Romës po rikthehet nga një sezon i zhvilluar në formë huazimi te Sassuolo.Kumbulla ka punuar tashmë me trajner e Parmës, Fabbio Pecchia, dhe zëvendësin e tij, Antonio Porta, gjatë kohës së tij në Hellas Verona. Lojtari i lindur në vitin 2000 mund t’i cilësi dhe përvojë skuadrës emiliane.

Fakti është se para se të tentojë Kumbullën, Parma duhet të shesë lojtarë, pasi ka mbipopullim në qendër të mbrojtjes. Për momentin, qendërmbrojtësit në dispozicion të Pecchia-s janë katër: Circati, Osorio, Balogh dhe Valenti.

Kumbulla pati një sezon fatkeq për shkak të një dëmtimi të rëndë të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, i cili e mbajti atë larg fushës për një periudhë të konsiderueshme. Kjo ndikoi në formën e tij gjatë sezonit 2023/24. Qendërmbrojtësi shqiptar bëri shtatë paraqitje në pjesën e dytë të sezonit në huazim te Sassuolo.

Arena e Lajmit

Marash Kumbulla në pritje të njohë të ardhmen e tij, mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij tek Verona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook