MLS “josh” Griezmann, ofertë për sulmuesin, do të bëhej i dyti më i paguar pas Messit

Antoine Griezmann është objektivi i madh i Los Angeles të MLS. Sipas L’Equipe, klubi amerikan dëshiron të transferojë yllin e  Atlético de Madrid në Shtetet e Bashkuara.

Kjo gazetë siguron se skuadra kaliforniane po bën progres në javët e fundit dhe se është gati të kënaqë dëshirat ekonomike të futbollistit.

Los Angeles ka negociuar prej javësh me Maud Griezmann, motrën dhe përfaqësuesin e tij, dhe avokatin e tij të besuar, Sevan Karian. Griezmann do t’i ofrohet një ofertë, që do e shndërronte atë në lojtarin e dytë më të paguar, pas Leo Messit.

Futbollisti i Atletico Madrid po reflekton dhe shumë shpejt mund të ketë një përgjigje. Në edicionin e kaluar, ai realizoi 16 gola.

(J.S/)

Arena e Lajmit

MLS “josh” Griezmann, ofertë për sulmuesin, do të bëhej i dyti më i paguar pas Messit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook