Armine të Kodit Zgjedhor, i ka konsideruar deputetja Flutura Açka, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ajo tha se reforma zgjedhore u sabotua jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga opozita, e cila hodhi gurë, e cila i kishte shanset e saj, për tu ulur me përfaqësuesit e saj.
“Në bodrumet e këtij Parlamenti bëtë marrëveshjet tuaja, sot sollët një Kod, të hartuar në skuta dhe fshiheni pas Diasporës.
Unë jam pjesë e Diasporës, askush nuk më përfshiu në diskutimin e votës së diasporës. Unë po i them diasporës shqiptare, e cila është 51 %, se është vetëm një maskë, ndërsa me Kodin e ri Zgjedhor, po i jepet mandati i 4-t Edi Ramës në tavolinë, me 10 mandate të sigurta, pa nisur ende procesi”, tha Açka.
Ajo tha se sot po sanksionohet ajo që nisi në vitin 2008 dhe po i bëhet minimi më i tmerrshëm demokracisë.
“Personalisht nuk kam asnjë lloj keqardhjeje që sot do të votoni kundër meje, mos harroni një gjë, se po i jepni një shembull atyre njerëzve që duan të hyjnë në politikë, se ky Parlament nuk është një shtëpi bujare për shqiptarë patriotë, por është strofkulla e njerëzve që mendojnë vetëm për privilegjet e veta”, tha Açka.