Ndryshimet në Kod, Tabaku: Po bëjmë minimumin të detyruar nga Kushtetuesja. Jam për sistem mazhoritar

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në diskutimet që po zhvillohen në Kuvend, lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se zgjedhjet nuk duhet të jenë as domain i askujt, por edhe as i ndonjë grupi të privilegjuar.

Tabaku tha se sot po miratohet minimumi i mundshëm i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, duke shtuar se Kuvendi po miraton detyrimet e caktuara nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo tha se është për një sistem mazhoritar, ashtu siç ishte para 2009-ës, pasi ky do të ishte një testim i secilit prej atyre që janë në politikë.

“Ne sot që të gjithë kemi interesa politike, por a ngrihemi ne për të ndryshuar rregullat e lojës, edhe kur na prekin ne? Rregullat që na prekin ne nuk i kemi ndryshuar dhe sot po bëjmë minimumin e mundshëm, atë që na kërkon Gjykata Kushtetuese, por nuk po ofrojmë një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe të debatuar”, tha Tabaku.

Ajo vuri theksin te influenca mbi votën, përdorimin e resurseve të shtetit. “Gjithmonë kemi bërë ndryshime të minutës së fundit dhe kjo ndodh për shkak të mungesës së vullnetit politik, që nuk e jep opozita, por mazhoranca.

Kjo e fundit nuk e ka dhënë asnjëherë vullnetin politik, është e pafalshme mungesa e vullnetit për të ndryshuar sistemin, për të implementuar rekomandimet e OSBE. Po si ka mundësi që diskutojmë pas 30 vitesh tranzicion, të njëjtat probleme që diskutonim 30 vite më parë”, tha Tabaku.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në Kod, Tabaku: Po bëjmë minimumin të detyruar nga Kushtetuesja. Jam për sistem mazhoritar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook