“Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të GJK”, Bardhi: Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandatet dhe…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se deputetët po ftohen të refuzojnë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nëse do të kundërshtojnë ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Duke iu drejtuar ligjvënësve kundër ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, Bardhi u shpreh se nëse këta të fundit janë “kaq dashnorë të listave të hapura”, duhet të heqin dorë nga mandatet dhe të lënë në Parlament ata që kanë marrë më shumë vota se ta, por kanë qenë më poshtë në listë.

“Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të GJK, sepse në fakt drafti që kemi sot përpara për votim dhe që na është paraqitur nga kolegët e mandatuar, parashikon ekzaktësisht vetëm këtë. Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që morën më shumë vota dje se ne. Secili prej nesh në qarqet tona ka pasur deputetë në listat tona më poshtë nesh që kanë fituar më shumë vota se ne. Jepeni dorëheqjen sepse ka kolegë që ka më shumë vota se një pjesë prej nesh në këtë sallë. Kush thotë që GJK ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura është injorant ose gënjen. GJK ka shfuqizuar numerikisht herësin e vendosur në ndryshimet e vitit 2020, duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara. Ndërkohë që ka quajtur si kushtetues të drejtën e ligjvënësit që brenda masës së vendosur nga kushtetuta, të përcaktojë modelin më të mirë që i nënshtrohet atij parimi kushtetues, që jo më pak se 1/3-a e listës së çdo partie të jetë e hapur. A është propozimi më i mirë i mundshëm, ndoshta jo, ndoshta po”, u shpreh ai mes të tjerash.

Arena e Lajmit

“Po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të GJK”, Bardhi: Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura, hiqni dorë nga mandatet dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook