Policia i arrestoi si grup që organizonte “lojra fati”, Gjykata cakton masat e sigurisë për 11 persona

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2”, raportoi gazetari Igli Çelmeta për Arena e Lajmit.

Dy ditë më parë, Policia arrestoi shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Këtë persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Arena e Lajmit

Policia i arrestoi si grup që organizonte “lojra fati”, Gjykata cakton masat e sigurisë për 11 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook