Policia shpëtoi 11 emigrantët që mbaheshin peng, Balla: Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, mbaheshin nën kërcënimin e armëve

Ministri i punëve të Brendshme, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionin policor të përbashkët me Malin e Zi.

Ministri Balla shkruan se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të cilët ishin marrë peng nga një grup kriminal.

Balla shkruan se pengjet u gjetën në Malin e Zi dhe se janë mbajtur nën kërcënimin e armëve dhe dhunës.

Postimi i plotë:

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Europol dhe Policinë e Malit të Zi, kanë përfunduar me sukses një operacion për gjetjen dhe lirimin e 11 emigrantëve të marrë peng nga një grup kriminal i përbërë nga shtetas afganë. Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, ku mbaheshin nën kërcënimin e armëve dhe dhunës”

Arena e Lajmit

Policia shpëtoi 11 emigrantët që mbaheshin peng, Balla: Pengjet u gjetën në një territor malor në Malin e Zi, mbaheshin nën kërcënimin e armëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook