Erion Braçe, deputet i PS-së, duke folur në seancë plenare lidhur me koncensionin e pullave fiskale dhe tarifës së markimit të karburanteve, se në 11 vjet, shqiptarët kanë paguar nga xhepat e tyre minimalisht 99 mln euro.
Braçe tha se për koçensionin e pullave fiskale, qytetarët kanë paguar 4 mln euro në vit dhe në 11 vjet bëjnë 44 mln euro. Ai tha se kjo pulla fiskale ka qenë më e shtrenjta në të gjithë Botën, referuar çmimit.
Në këtë kuadër, deputeti socialist tha se për markimin e karburanteve, qytetarët kanë paguar nga xhepat e tyre 5 mln euro në vit dhe në 11 vjet kanë paguar 55 mln euro.
“Pra në total janë 99 mln euro që janë paguar nga qytetarët e Shqipërisë, sa herë kanë blerë produkte akcize që kanë pasur pullën fiskale dhe karburante”, tha Braçe.
Ai tha se pasi na morën 55 mln euro nga markimi i karburanteve dhe 44 mln euro nga pullat fiskale, sot pas 11 vitesh, ne nuk marrim asgjë, sepse koncensionarët nuk kanë realizuar ato që kishin në kontratat e tyre.
“Markimi i karburanteve ishte një proces që kryhej në mënyrë manuale, ndërsa te pullat fiskale nuk kemi as atë sistemin e gjurmimit”, tha Braçe.