Drejtori i Acromax, Aldor Nini ka treguar në një intervistë për Vip Magazine, truqet që përdorin hakerët në rrjetet sociale për të vjedhur llogaritë në instagram dhe facebook.
Nini u shpreh se kjo zakonisht bëhet përmes mesazheve, ku hakerët shtiren si përfaqësues të Instagram dhe kërkojnë të dhënat e përdoruesit. Ai këshillon edhe hapet që duhen ndjekur.
“Janë mënyra shumë banale në kuptim që të vjen një mesazh që të thotë ne jemi stafi i instagramit sdhe kemi një ankesë. Ju lutem klikoni këtu që të apeloni këtë që të apeloni këtë vendim. Klikon atje. Jep të dhënat e profilit. Të vjen edhe një kod nga instragrami, ti ia jep hakerëve. Me atë kod ata futen te instragami jot dhe ta marrinn. Instagrami nuk dërgon shumë mesazhe. As e-mail në shumicën e rasteve”, u shpreh ai.
Ndiq deklaratën në videon më poshtë: