Një histori sa prekëse aq edhe tronditëse është trajtuar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares dhe autores Evis Ahmeti.
Ajo trajton peripecitë me të cilat është përballur në jetën e tij një 36-vjeçar, i cili nga një përdorues droge në moshë të herët u shndërrua në kryefamiljar.
Pasi nisi të konsumonte lëndë narkotike të rënda që në moshën 15-vjeçare dhe një periudhe të vështirë, sot ai rrëfen se prej vitesh ka hequr dorë nga ky ves i dëmshëm.
Tashmë ai është baba i një fëmije 3 vjeç, ndërsa nga studio e “Me Zemër të Hapur” ai kërkoi ndihmë për kushtet e vështira në të cilat ndodhet.