Vidhte dyqanet në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar që dyshohet se ka kryer disa vjedhje dyqanesh në zona të ndryshme të Tiranës u arrestua nga forcat e policisë së Komisariatit nr.3.

Policia njoftoi se ka arrestuar shtetasin B.Sh, për veprën penale “Vjedhja”, në kuadër të operacionit “Phone Store”.

Njoftimi nga Policia

Komisariati i Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Phone store”.

Dokumentohen me prova ligjore disa vjedhje të kryera në zona të ndryshme të Tiranës, nga një 40-vjeçar.

Sekuestrohen celularë të dyshuar të vjedhur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimeve të depozituara për disa raste vjedhjesh në dyqane që tregtojnë pajisje elektronike dhe celularë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Phone store”.

Gjazë operacionit u arrestua shtetasi B. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas dyshohet se ka kryer disa vjedhje, në disa dyqane në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularë të dyshuar të vjedhur nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arena e Lajmit

Vidhte dyqanet në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 40-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook