A.F Elbasani barazon në sekondat e fundit të shtesës në miqësoren me Bylis

Nga Fatmir Popja

A.F Elbasani ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të Shtune ndeshjen e radhës miqësore, teksa skuadra verdh e blu tashmë po përgatitet për pjesëmarrje dinjitoze në Superiore.

Ekipi i drejtuar nga italiani Roberto Bordin i është kthyer fushës së lojës ku përballë në “Elbasan Arena ” kishte Bylisin. Trajneri italian i verdh e bluve ka parë në veprim futbollistët e formacionit titullar, por edhe afrimet e fundit në skuadër.

Miqtë ballshiotë gjatë pjesës së parë i vunë në vëshirësi vendasit dhe e mbyllën pjesën e parë me fitore minimale 0-1.

Në pjesën e dytë verdh e blutë u përpoqën shumë të gjenin rrugën e rrjetës.Por edhe ndryshimet e shumta në formacion nuk sollën ndryshim rezultati deri në përfundimin e kohës së rregullt. Goli i barazimit me autor Mustën erdhi vetëm në sekondat e fundit të shtesës .Gjithsesi për trajnerin e A.F Elbasanit në fazën përgatitore dhe në ndeshjet miqësore për të është harmonizimi i lojës mes lojtarëve shumica e të cilëve sapo i janë bashkuar verdh e bluve.

Ne synojmë që të rritemi nga dita në ditë dhe në mbyllje të fazës përgatitore të jeni gati për një fillim sa më të mirë të kampionatit.Ndërkohë gjatë miqësores së zhvilluar midis A.F Elbasanit dhe Bylis ra në sy interesimi i jashtëzakonshëm i tifozërisë së Verdh e Bluve që tejmbushën tribunën qëndrore me të paktën 4,500 spektatorë gjë mjaft e rrallë kjo në stadiumet e Shqipërisë edhe në ndeshjet zyrtare.

Ndeshjen e rradhës miqësore A.F Elbasani e ka planifikuar ta luajë në Greqi në 31 Korrik ndaj ekipit të elitës futbollit qipriot të Athnikos Achnas.

-Formacioni titullar i A.F Elbasani

-Totoshi, Lulaj ,Telushi, Musta ,Kasa, Dros ,Hasani, Leo Melo, Lila, Lleshi, Ze Gomes .

-Formacioni titullar i Bylis

-Hasanbelliu, Perarda, Papa, Abazaj, Macolli, Skenderaj, Kasa, Aminu, Akibu, Hodo, Sulovari

Arena e Lajmit

A.F Elbasani barazon në sekondat e fundit të shtesës në miqësoren me Bylis

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook