Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Basha: Po bëjmë gati draftin për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, foli në lidhje dakordësinë e arritur në Kuvend ditën e djeshme në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ai u shpreh se dje deputetët votuan për vete e jo për qytetarët, ndërsa shtoi se qytetarët duhet të bëhen bashkë nëse duan ndryshimin.

“Dje 2 palët u bashkuan në një parti e ju thanë jemi mirë me Ramën sepse dje nuk votuan për ju por për veten. Një Pazar i turpshëm që nuk harrohet e falet. Kurrë nuk ka qenë e qartë ndarja mes qytetarëve dhe kastës së vjetër të mbyllur.
Përballja finale tashmë është afër.
Rama e Berisha e hodhën hapin e tyre e u rreshtuan dorë për dore në një front.
Pazari u gatua skutave të Kuvendit e u votua natën vonë. Nga sot e keni ju në dorë. Mund t’i ndëshkoni me votë, mund të organizoheni për të marrë pas me votë atë që ju takon.
Ne do qëndrojmë përballë tyre, në opozitë me Ramën dhe atë pjesë të opozitës që e ka aneksuan.
Nuk u bënë bashkë vetëm dje apo me dhënien e vulës së ortakut të tij të katoit të 8, u bënë bashkë që kur mbrojta PD nga halli personal i Berishës, sepse Rama e di se pa Berishën i ka orën e numëruara në pushtet.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Basha: Po bëjmë gati draftin për ta çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook