Premtimi i administratorit Forlani: Milani financiarisht në rregull, dy lojtarë nuk do të shiten

Administratori i Milanit, Xhorxho Furlani, u intervistua nga “Bloomberg”. Për asnjë moment ai nuk i fshehu qëllimet e klubit në nivel tregtar, por sidomos sportive.

Lidhur me të ardhmen kuqezi, ai u shpreh: “Ambicia jonë është të luftojmë për titullin çdo vit dhe të jemi gjithashtu konkurrues në Ligën e Kampioneve. Tani ne duam ta bëjmë këtë duke zbatuar një strategji të qëndrueshme. Dy vjet më parë bilanci nuk tregoi humbje për herë të parë në 17 vjet.

Milani nuk ka nevojë për të shitur lojtarë, për shkak të mungesës së kapitalit ose problemeve të fluksit të parave, kështu që sivjet nuk do të shesim askënd. Si drejtues, por edhe si tifoz, mund t’ju them se nuk duhet të shqetësoheni për Menjanë dhe Teon”.

Arena e Lajmit

Premtimi i administratorit Forlani: Milani financiarisht në rregull, dy lojtarë nuk do të shiten

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook