Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Nuk ka kohë për proagandë, Institucionet të marrin masa urgjente

Nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me vatrën e zjarrit që është ende aktive në malin e Rrencit në Shëngjin.

Gjekmarkaj e cilëson situatën tejet emergjente dhe thotë se nuk ka kohë sipas tij për propagandë, sepse mosveprimi kthehet në krim mjedisor.

Qeveria të marrë masa urgjente thotë Gjekmarkaj dhe të gjitha institucionet gjithashtu.

Postimi i Gjekmarkaj:

”Zjarri në Malin e Rrencit e të Shengjinit po merr permasa dramatike. Flaket dhe tymi janë kudo rreth qytetit si rrezik real i çastit por edhe pak më afatgjatë per shendetin! Deri tani perpjekjet per ta shuar kanë qënë modeste. Duhet nderhyrje urgjente jo vetëm nga pushteti lokal por nga qeveria qendrore me çdo mjet , mundesisht me helikopter nga ajri.

Nuk ka më kohë për propagandë. Mosveprimi po shnderrohet në krim mjedisor , në rrezik per jeten e pronat në kulmin e sezonit turistik. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama , ministrit të mbrojtjes Niko Peleshi ti pergjigjen apelit për të nderhyrë ushtria dhe çdo institucion që mund të jetë i dobishem.  Nuk duhen fjalë dhe  mbi të gjitha jo genjeshtra por levizje menjehere e Qeverise dhe Shtetit nese kemi ënde të tilla në të vertetë e jo në spote propogande.

Shtellungat  e tymit kanë zevendesuar retë ! Banoret po thithin tym. Zjarri nuk po djeg vetem peme e shkurre por edhe seriozitetin e emergjencave civile dhe gadishmerinë për të reaguar.  Neser do jetë vonë. Sonte duhet bërë diçka. Afer portit punë oresh po afrohet një vater e re zjarri. Pasojet merren me mend’‘, shkruan Gjekmarkaj.

Arena e Lajmit

Zjarri në Shëngjin, Gjekmarkaj: Nuk ka kohë për proagandë, Institucionet të marrin masa urgjente

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook