Kryeministri Edi Rama u paraqit pak më parë në Presidencë për t’i dorëzuar personalisht presidentit Bajram Begaj propozimet për ndryshimet në qeveri.
Nga pamjet shihet momenti kur kreu i qeverisë del nga Presidenca i buzëqeshur.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se sipas burimeve jo zyrtare, pritet që ndryshimet në kabinet të dekretohen brenda ditës së sotme, ndërkohë që nëse kjo ndodh, nesër pritet të mbahet një seanca e jashtëzakonshme.
Në seancë pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.