Gjirokastër, zjarrvënie e qëllimshme në kullotë, flakët rrezikojnë një biznes

Një zjarrvënie e qëllimshme në një sipërfaqe kullote në periferi të qytetit të Gjirokastrës ka rrezikuar edhe një aktivitet biznesi.

Zjarri është shfaqur rreth orës 21.15 minuta në një sipërfaqe me shkurre dhe barëra. I ndihmuar nga era zjarri u përhap në një sipërfaqe të gjerë duke rrezikuar seriozisht edhe një biznes të materialeve të ndërtimit që ushtron aktivitetin në zonë.

Në vendngjarje mbërriti Shërbimi Zjarrfikës duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Arena e Lajmit

Gjirokastër, zjarrvënie e qëllimshme në kullotë, flakët rrezikojnë një biznes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook