Triatloni në rrezik për t’u zhvilluar, shkak bëhen përmbytjet në Paris

Seanca e parë stërvitore e triatlonit e programuar për sot në lumin Sena në Paris është anuluar për shkak të ndotjes, bënë të ditur organizatorët e Lojërave Olimpike. Triatloni është konkurrim trigarësh, ku atletët konkurrojnë në gara vrapimi, çiklizmi dhe noti dhe gara e notit është e programuar të zhvillohet pikërisht në Senë. Ajo që i druheshin organizuesit e garave ndodhi, me reshjet e shiut në kryeqytetin francez që kanë shkaktuar derdhjen në lumë të ujërave të ndotura të patrajtuara. Ky ka qenë një shqetësim i hershëm dhe niveli i ndotjes në lumë është kontrolluar vazhdimisht.

Një javë para nisjes së Lojërave, kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi në Senë për të treguar që lumi është i pastër, por niveli i ndotjeve ka qenë gjithmonë në limitin e të pranueshmes higjienike. Pas një mbledhjeje të zhvilluar sot midis organizatorëve të olimpiadës dhe federatës botëroere të triatlonit u vendos që stërvitja e sotme të anulohej dhe mbeten me shpresën që ujërat të pastrohen deri më 30 korrik, kur nis gara e triatlonit. Në të kundërt, konkurrimi do të jetë dygarësh, me vrapim e çiklizëm.

Arena e Lajmit

Triatloni në rrezik për t’u zhvilluar, shkak bëhen përmbytjet në Paris

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook