VIDEO/ Pas suksesit në Sunny Hill, Bebe Rexha filmohet me Monika Kryemadhin në Tiranë, dy kushërirat bëjnë shopping bashkë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha pas suksesit në Sunny Hill, është filmuar me Monika Kryemadhin në Tiranë. Deputetja e PL mbylli sezonin parlamentar të premten, për pushimet verore. Të dyja kushërirat, të cilat njihen për raportin e tyre mjaft të afërt, janë bërë bashkë në kryeqytet.

Dy dibraneve, pas shëtitjeve dhe takimeve me miq e kushërinj, nuk kishte si t’iu mungonte momenti i gatimit.

Ato janë pikasur duke bërë pazar në supermarket si dy amvisa tradite. Për Monën e dimë që ka pasion gatimin por mesa duket ka futur edhe Bebe Rexhën në “valle”.

Nuk e dimë nëse menuja sot është pulë me jufka, gatim ky tradicional dibran, por duhet të presim postimin e radhës.

()

Arena e Lajmit

VIDEO/ Pas suksesit në Sunny Hill, Bebe Rexha filmohet me Monika Kryemadhin në Tiranë, dy kushërirat bëjnë shopping bashkë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook