Basha: Kodin e ri Zgjedhor do e çojmë në Kushtetuese, pazari politik vijoi me ndryshimet në Qeveri

Lulzim Basha, kreu i demokratëve euroatlantikë, duke komentuar ndryshimet në qeveri, i trajtoi ato si syshkelje të Edi Ramës ndaj Sali Berishës, si pasojë e ujdisë pas bashkimit të votave për amnistinë dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kemi të bëjmë me një pazar të pastër, Sali Berisha e ka shitur ndeshjen akoma pa filluar, sa i takon atij, për hallin e tij, për tekat e tij, le të rrijë edhe 4 vite të tjera Rama.

Por halli i tij nuk është halli i demokratëve as halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve ka një pikë të përbashkët që është Edi Rama, koka e këtij tumori gjigand në trupin e Shqipërisë. Ai është tumori, ministrat janë metastazat, hiq një minsitër, vendos një tjetër, nuk ka pikën e rëndësisë.

Në fakt edhe rokada e ditës së diel me anonimët e futur në qeveri, nuk është gjë tjetëtër veçse një syshkelje cinike, përgjigjja e Edi Ramës ndaj teatër-kërkesës së teatër-opozitës të Berishës për qeveri teknike, dhe trguesi më i qartë, cinizmi më i mprehtë, për t’i thënë njëri-tjetrit, dhe socialistëve s’ka pikë rëndësie kush ikën e kush vjen, këtu jam unë dhe Sali Berisha, i cili del dhe thotë mos gënjeni se deputetët nuk janë të popullit, janë të partisë. Pra në një moment tregohet i sinqertë, nuk janë as të partisë, janë të tijët persona, bodigardët e tij, kështu i përfytyron dhe i do deputetët.

Kjo është ana e errët e medaljes, e konfirmuar nga denoncimet tona, te raportet e Bashkimit Europian të javës të kaluar, te raporti i Departamentit të Shtetit, ku ngrihet shqetësimi për amnistimin e të korruptuarve që nuk mund të ndodhte pa bashkuar votat Rama me Berishën”, tha Basha.

Basha tha se do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese atë që e konsideroi si pazarin e turpshëm për Kodin Zgjedhor.

“Detyra jonë e parë është të krijojmë kushtet që ftesa jonë për një bashkim politik dhe qytetar sa më të madh, pa paragjykime, kundër partisë së Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Partisë së minimit të demokracisë, korrupsionit domethënës dhe krimit të organizuar në shërbim të interesit politik të këtyre të dyve, bashkimi ynë të kryhet në parametrat më të mirë të mundshëm në kohën që na ka mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme.

Të diskutojmë dhe të vendosim për parametrat politik të këtij bashkimi të shqiptarëve për ndryshim. Parametri i parë sigurisht diktohet nga një axhendë e përbashkët me këta faktorë. Një axhendë e përbashkët politike dhe një axhendë e përbashkët për interesin qytetar. Që do të thotë që ndonëse jemi në kulmin e nxehtësisë së verës dhe sigurisht kjo nuk është pa pasoja në axhendën publike, sigurisht dhe në axhendën opozitare. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të treguar që përballë kësaj dysheje jemi ne demokratët euroatlantikë me vizionin tonë, me vlerat tona, me programin tonë organizativ në terren dhe shumë shpejt me ekipin tonë politik. Dhe është pikërisht ekipi politik që do t’i japi formë këtij bashkimi.

Me rekursin në Gjykatë të Lartë, me rekursin që do të çohen në Gjykatën Kushtetuese pazarin e turpshëm të kodit zgjedhor, me programin e shpallur por akoma të pakonsultuar me njerëzit dhe me ekipin e kandidatëve për deputetë, si dhe me përgjigjet tona adeguate 100% efektive për të pamundësuar taposjen e listave nga këta, ne do t’i japim garanci shqiptarëve”, tha ai.

Arena e Lajmit

Basha: Kodin e ri Zgjedhor do e çojmë në Kushtetuese, pazari politik vijoi me ndryshimet në Qeveri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook