Agita Malltezi, e bija e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se nuk ka asnjë veprim hetimor të lidhur me Berishën.
Në një konferencë për shtyp ajo u shpreh se ndërkohë që kryedemokrati mbahet në arrest shtëpie, asnjë fakt i ri nuk ka dalë nga hetimet.
“Nuk ka veprim hetimor që lidhet me Sali Berishën. SPAK vepron sipas shkopit të dirigjentit. Gjykatat veprojnë dhe marrin vendime siç do SPAK. Raporti i dorëzuar nga SPAK evidenton zvarritjet e hetimeve pa asnjë fakt të ri. SPAK po dhunon ligjin me urdhër politik”, tha ajo.