E bujshme/ Monza transferon ish portierin e Real Madrid

Monza “godet” në merkato. Klubi italian, me administrator të deleguar Adriano Gallianin, ka siguruar shërbimet e një portieri me shumë përvojë. Bëhet fjalë për fituesin e trefishtë të Championsit, kur mbronte ngjyrat e Realit të Madridit, Keylor Navas. Trajneri Alessandro Nesta do të ketë në dispozicion për sezonin 2024-2025 ekspertin dhe portierin e nivelit më të lartë, disa herë kampion në Francës e Spanjës.

Futbollisti nga Kosta Rika ka thënë “po”, me vizitat mjekësore tashmë të planifikuara për të martën më 30 korrik. I lirë pas largimit nga PSG, Navas mbetet në ligat kryesore evropiane, duke u transferuar në Itali. Keylor Navas mbërrin në Itali si lojtar i lirë.

Arena e Lajmit

E bujshme/ Monza transferon ish portierin e Real Madrid

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook