“E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi!”/ Deputeti i PS për ndryshimet në qeveri: Askush nuk kishte informacion!

Deputeti i Partisë Socialiste Lavdrim Krashi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Krashi u shpreh i bindur se PS do të fitojë edhe një mandat të katërt në krye qeverisë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të mos bihet në vetëkënaqësi.

“Mënyra e qeverisjes në një demokraci është që ekipin e përshtatshëm për të realizuar programin dhe vizionin politik, e ka kryeministri. Nuk ka arsye pse ta dinim paraprakisht anëtarët e PS një informacion të tillë. Kongresi kishte shumë arsye të tjera se përse u mbajt, nuk ishte vetëm njoftimi i ndryshimeve në qeveri. Energjia që ka PS sot është edhe më e madhe se në 2021, ndaj mendoj se do të fitojmë një mandat të katërt. Duhet të luftohet edhe për votën e fundit, e kemi mundësinë. E rëndësishme është të mos biem në vetëkënaqësi”, u shpreh ai.

()

Arena e Lajmit

“E rëndësishme të mos biem në vetëkënaqësi!”/ Deputeti i PS për ndryshimet në qeveri: Askush nuk kishte informacion!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook