I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, përfundon në pranga 43-vjeçari

Një 43-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Njoftimi: 

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, u bënë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

-A. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Goraj.

Ky shtetas dyshohet se më datë 27.07.2024, i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje toke me shkurre, në vendin e quajtur “Vukpalaj i Sipërm”, i cili është përhapur duke përfshirë një pjesë të pyllit të fshatit Vukpalaj.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Arena e Lajmit

I vuri zjarrin një sipërfaqeje me bimësi në fshatin Vukpalaj, përfundon në pranga 43-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook