Ndryshimet në qeveri/ Sulo: 9 nga ministrat nuk i njeh askush, ja kush i emëroi 3 ministrat e rinj

Gazetari Arion Sulo u shpreh në emisionin “Open” në News24, se në Kongresin e PS-së pamë personazhe që tregun se nuk kanë asnjë dinjitet dhe disa qeshnin me zor me batutat e Edi Ramës.

“Pse nuk reagon Taulant Balla që ka në PS që kur ishte 18 vjeç?

E hoqi si ministër i Brendshëm dhe e çon në një ministri që as zyrë nuk ka.

Pse nuk reagon Niko Peleshi që e çon kryetar grupi kur kanë mbetur edhe 6 muaj deri në zgjedhje? Pse nuk flet askush për Lindita Nikollën, asnjë socialist nuk flet.

Për të qeverisur qeveris Belinda Balluku, madje edhe këto që u emëruan janë propozime apo konsultime të saj.

Nga 15 ministra të Edi Ramës, 9 nuk i njeh njeri. Taulant Balla dhe Niko Peleshi janë drejtues qarku, Edi Rama njërin e largon fare dhe tjetrin e çon në një ministri periferike.

Pse rrinë këta dhe qeshin me zor, janë bashkëfajtorë përderisa nuk reagojnë”, tha Sulo.

Arena e Lajmit

Ndryshimet në qeveri/ Sulo: 9 nga ministrat nuk i njeh askush, ja kush i emëroi 3 ministrat e rinj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook