Tre aksidente me 2 të lënduar në Fier/ Shkak shoferët që drejtonin makinën të dehur, dy në pranga një i proceduar

3 aksidente janë regjistruar në Fier me shkakun se drejtuesit e mjeteve kanë qenë në gjendje të dehur, teksa 2 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve.

Ndërkohë që policia bën me dije se 2 prej tyre tashmë kanë rënë në pranga, një tjetër është proceduar penalisht.

Hetimet tashmë i kanë kaluar Prokuorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Policia Rrugore arrestoi shtetasit:

-J. Ç., 48 vjeçe, banuese në Fier, Xh. Gj., 33 vjeç, banues në Divjakë, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Fier Shegan dhe M. S., 24 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

  1. T., banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere;

⁠P. M., 61 vjeç, banues në fshatin Seman, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar ky shtetas, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

 

Arena e Lajmit

Tre aksidente me 2 të lënduar në Fier/ Shkak shoferët që drejtonin makinën të dehur, dy në pranga një i proceduar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook