U largua nga Tirana, sulmuesi Patrik zyrtarizohet te skuadra e…

Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën në Superiore, sulmuesi brazilian, Patrik Robson, vendosi që ta vazhdonte karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke firmosur me skuadrën Hata SC.

“Mirë se vini në ekipin tonë, sulmuesi jonë më i ri, Patrik Robson! Jemi të entuziazmuar që i jeni bashkuar ekipit tonë”, shkruan klubi arab në prezantimin e ish-it të Tiranës. 

Patrik ishte pjesë e Tiranës që prej verës së vitit 2022, ku në 51 ndeshje me fanellën bardheblu, shënoi 15 gola, teksa asistoi edhe 7 herë.  

Vlen të theksohet fakti se gjatë karrierës së tij sulmuesi 26-vjeçar ka qenë pjesë e futbollit, austrik, azerbajxhanas dhe atij brazilian.  

 

Arena e Lajmit

U largua nga Tirana, sulmuesi Patrik zyrtarizohet te skuadra e…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook