Vula e PD, Gjykata e Lartë merr në dorëzim rekursin e Bashës

Gjykata e Lartë ka marrë në dorëzim rekursin e depozituar nga grupimi i Lulzim Bashës lidhur me logon dhe vulën e PD-së, pas vendimit të dhënë më 11 qershor, e cila ia kaloi simbolet e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Në një njoftim, Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm bën të ditur se më datë 23.07.2024, është paraqitur rekurs nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, av. Indrit Sefa, ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm nr. 723, datë 11.06.2024. Pas kryerjes së veprimeve administrative (komunikimit te rekursit), sot më datë 29.07.2024, dosja u dërgua për shqyrtim rekursi në Gjykatën e Lartë.

Tashmë pritet që Gjykata e Lartë të caktojë një datë se kur do të marrë në shqyrtim rekursin e paraqitur nga Basha. Kjo është hera e dytë që dosja për logon dhe vulën e PD-së kalon për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Pak muaj më parë ishte kjo gjykatë që vendosi rikthimin e dosjes në Apel për rishqyrtim, ndërsa në udhëzimet e Gjykatës së Lartë kërkojnë një gjykim në themel i çështjes. Më pas ishte Apeli që më 11 qershor shpalli vendimin duke njohur si grupimin zyrtar të PD-së atë të Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.

Arena e Lajmit

Vula e PD, Gjykata e Lartë merr në dorëzim rekursin e Bashës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook