“Ata do të vdesin”, Guardiola “sulmon” FIFA-N dhe UEFA-n për numrin e lartë të ndeshjeve: Nuk jemi gati për startin e sezonit, duhet të mendojmë për lojtarët

Prej vitesh vijon të ngjall debat numri shumë i lartë i ndeshjeve që futbollistët në evropë duhet të luajnë. Ky numër sigurisht amplifikohet tek skuadrat e mëdha të cilat marrin pjesë edhe në kompeticionet evropiane.

Këtë shqetësim e përcolli së fundmi edhe tekniku I Manchester Cityt, Pep Guardiola. Në prag të sezonit të ri futbollistik, ai nuk i fshehu shqetësimet në lidhje me përgatitjet e Manchester City-t. “Qytetarët” aktualisht janë duke u stërvitur në Shtetet e Bashkuara dhe ende nuk kanë 13 lojtarë që do të jenë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm: “Do të jemi vonë, jo vetëm kundër Manchester United (në Superkupë), por edhe në sfidat e para në kampionat. Objektivi është të përpiqemi të mos humbim shumë pikë, të përpiqemi të konkurrojmë mirë. Nuk kemi lojtarë, sepse duhet të pushojnë”, tha trajneri spanjoll.

Guardiola kritikoi gjithashtu kalendarin dhe numrin e ndeshjeve gjatë gjithë sezonit:
“Nëse shefat e mëdhenj dhe të gjitha institucionet si FIFA, UEFA dhe Premier League nuk mendojnë për lojtarët, atëherë trajnerët duhet të mendojnë për ta, përndryshe ata vdesin. Është shumë. Kjo është arsyeja pse tri javë ose një muaj pushim janë të nevojshme, por konkurrenca ekziston dhe ne duhet të përshtatemi. Nuk ka zgjidhje dhe nuk do të ketë zgjidhje sepse nuk ka asnjë qëllim për të gjetur një zgjidhje.

Do të donim të kishim përgatitje adekuate, por është e pamundur sepse kombëtaret meritojnë të luajnë dhe të gjitha institucionet si FIFA dhe UEFA dhe garat lokale duan të mbrojnë produktin e tyre dhe të luajnë ndeshje”, përfundoi shumë i shqetësuar trajneri i kampionëve të Anglisë.

Arena e Lajmit

“Ata do të vdesin”, Guardiola “sulmon” FIFA-N dhe UEFA-n për numrin e lartë të ndeshjeve: Nuk jemi gati për startin e sezonit, duhet të mendojmë për lojtarët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook