Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në Belinë, aksi Marinzë- Fier.

Gazetari Ilmi Saliaj raporton për Arena e Lajmit se një automjet tip “ Golf” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanal.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca për të transportuar tre të lënduarit që ndodheshin në të, drejt Spitalit Rajonal Fier.

Sipas informacioneve paraprake, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Arena e Lajmit

Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook