Një automjet është djegur në aksin rrugor Sarandë – Livadhja.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites pranë fshatit Fanar, bashkia Finiq.
Nga flakët është përfshirë automjeti tip “Mercedes – Benz” me targa AB 876 AC. Ngjarja dyshohet aksidentale.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Finiqit dhe atyre të Sarandës kanë bërë që zjarri të mos përhapej më tej. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa mjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme.